Banorët e Unazës së Re, janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër projektit korruptim të qeverisë së Rilindjes.
Ata i kanë bërë thirrje Ramës që të tërheqë projektin dhe të largohet nga Shqipëria, ndërsa me ironi kanë theksuar se valixhet i kanë dhuratë nga banorët e Astirit.
‘Edi Rama largohu nga Shqipëria, valixhet i ke dhuratë nga ne banorët e Unazës së re’.
Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.