Përfaqësuesja e Forumit Kombëtar të Biznesit, Esmeralda Ballesha mendon se klima e të bërit biznes në Shqipëri është në ditët më të vështira.
E ftuar në ‘Ora News’, ajo pohoi po ashtu se shumica e bizneseve dëshirojnë të braktisin vendin.
“Mua më erdhi keq për ministren Qato që e hoqën sepse ka qenë e vetmja që na ka ndihmuar që të hiqnim pjesën e TVSh-së tek nënkontraktorët e Fasonit. Nënkontraktorët e Fasonit, nuk ishin pjesë e TVSh-së. Pa pritur u bënë. Nuk solli asnjë efekt në ekonomi përveç se humbje.
Ministria e Financave ishte kundër biznesit. Si vjet një nga arritjet e kësaj qeverie, që kaloi me paketën fiskale ishte që nënkontraktorët e fasonit u hiqet TVSH-ja. Nuk ishte arritje realisht. Pjesa më e madhe e bizneseve duan të ikin nga Shqipëria dhe kjo është e tmerrshme. Sigurisht që shikojmë efektet negative”, përfundoi ajo.