Një person i shpallur në kërkim për plagosjen e gruas së tij, është vënë në prangat e policisë së Mallakastrës.
I arrestuari është Behar Zyberi, 56 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit në 16 nëntor ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
56-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, L.Zyberi rreth 50 vjeçe.
Pas ngjarjes Behar Zyberi humbi gjurmët, për tu arrestuar vetëm gjatë kësaj të premteje.