Qëllojnë bashkatdhetarin dhe e hedhin në lumë, e lënë për të vdekur….Emrat

Diel, 06 Janar 2019 12:25

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve në Venecia të Italisë, pasi qëlluan me armë për të vrarë një 25 vjeçar po me origjinë shqiptare.

I riu u qëllua me një plumb në barkë dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, shqiptarët e kanë hedhur atë në lumë. Por, i riu siç shkruan "Il Giornale", ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.

Në pranga përfunduan Lefter Disha, 46 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të 25 vjeçarit me iniciale D.E, i cili gjendet ende në spitalin San Dona. Gjykata ka vërtetuar arrestimin e tyre, duke lënë prapa hekurave dy shqiptarët.

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët kishin lënë takim me 25 vjeçarin natën e 1 janarit rreth orës 22:30.

Ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, por 25 vjeçari ka mohuar përgjegjësinë për incidentin. Por, kjo nuk i bindi ata dhe më pas e morën atë me një makinë tip "Jaguar", duke e çuar në një shtëpi private duke vazhduar me pyetje të "drejtpërdrejta".

Këtu, djali është kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga torturuesit e tij. Pasi u qëllua me armë në pjesën e këmbës nga Gjoka, 25 vjeçar u ngarkua në makinë dhe u hodhi pranë lumit, shkruan ora neës.

Aty u bë edhe tentativa e fundit për të zbuluar të vërtetën e kokainës. I riu u qëllua me armë në pjesën e barkut dhe hodh në ujërat e lumit. Duke menduar se kishin mbyllur përgjithmonë hesapet me të, dy autorët u larguan me shpejtësi, por gabuan!

I riu arriti të kapej pas një shkurreje dhe të dilte në breg duke kërkuar ndihmë. Fal detajeve, policia arriti të identifikojë përgjegjësit.

Policia ka sekuestruar edhe rrobat e tyre për të gjetur gjurmë baruti si dhe është sekuestruar makina që rrëmbeu të riun.

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...