Studentët nesër protestë përpara Kryeministrisë

Diel, 06 Janar 2019 16:30

Pas 17 ditësh, aq në fakt sa zgjati edhe protesta e studentëve në muajin Dhjetor, ata rikthehen për të protestuar përpara Kryeministrisë më 7 Janar. Sipas tyre rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë i hap rrugë edhe plotësimit të kërkesave.

“Mblidhemi në 08;30 nëpër fakultetet përkatëse për të patur një mirëorganizimin dhe në orën 10:00 mblidhemi në Kryeministri, ky është pikëtakimi ynë. Ndryshe nga herët e tjera që është parashikuar bllokimi i rrugëve, nuk kemi një deklaratë se do të ketë bllokim rruge. Protesta ka që në 11 Dhjetor që është shpallur pa afat dhe nuk do të ketë afat, ajo që dihet është që do të jetë protestë masive dhe do të jemi mëse të bashkuar”, thotë studenti Olgert Rakipllari.

Lidhur me 11 vendimet që mori qeveria si dhe 4 urdhërat e firmosur nga Kryeministri Edi Rama që i jepnin zgjidhje 8 kërkesave të studentëve që protestuan për dy jave, këta të fundit thonë se ato nuk janë të besueshme dhe nuk japin zgjidhje konkrete.

” Ato janë të parealizueshme, evazive dhe nuk japin zgjidhje konkrete, nuk janë bindëse. Është e paqartë pesha e votës së studentëve nga 10 – 20 % kur ne kërkojmë më shumë përfaqësim dhe rritje të peshës së votës së studentëve. Nuk tregohet se sa do të jetë rritja e buxhetit të arsimit të lartë. Ka thënë ulje të bursave për kategori të ndryshme të studentëve në bazë të shkallës së vlerësimit ose notave që kanë marrë, ajo është e përkohshme. Kryeministri thotë vetëm për një vit dhe nuk na jep garanci se si do të jetë pas një viti, pra deri në Qershor dhe në Tetor ne mund të rikthehemi në pikën zero. Pjesa tjetër për financimin e studnetëve për kategori të ndryshme, ato kanë qenë që në 2015 por nuk janë zbatuar, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tyre”?

Pakti për Universitetin i miratuar nga qeveria përfshiu financim 100% nga buxheti i shtetit  për studentët e nivelit të parë të studimeve Bachelor që vijnë nga familje me ndihme ekonomike, të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë. Po ashtu edhe studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.

Në deklaratën për shtyp, Kryeministri u tregua i prerë përsa i përket anulimit të ligjit të arsimit të lartë, duke deklaruar se ai nuk preket. Është pikërisht kjo pikë, e cila sipas studentëve ka shkaktuar edhe gjithë problematikat për ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...