Aksident i shumëfishtë në Levan, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Diel, 06 Janar 2019 19:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob. Raportohet se të paktën 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.  Në këtë aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Fillimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë aksidentin e sapondodhur, por për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6 persona duke rënduar kështu bilancin e të plagosurve.

Menjëherë pas incidentit të dytë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi pasagjerët e autobusit.

Dy persona kanë humbur jetën në vend. Mësohet se drejt vendit të aksidentit janë nisur 5 autoambulanca dhe po kryejnë transportin e të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Gjendja  shëndetësore e të plagosurve, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Fierit është e komplikuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 19:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...