“Mbrëmjen e të martës duke u gdhirë e mërkura pritet që në Tiranë të ketë reshje bore”.
Kështu deklaroi për Vizion Plus metereologu Metodi Marku i cili theksoi ndër të tjera se të martën temperaturat do të ulen akoma më shumë.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” metereologu Metodi Marku deklaroi gjithashtu se ditën e mërkurë do të ketë një rritje temperaturash.
Kjo rritje që do të reflektohet deri në fund të javës.