Një shtyllë elektrike është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Mësohet se eksplozivi ishte vendosur pranë një shtylle 400kv. Ende nuk dihet shkaku i hedhjes së këtij eksplozivi pranë shtyllës elektrike.
OST lajmëron se shpërthimi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës. ‘Energjia që injektohet në këtë linjë, 50% e konsumit në të gjithë vendin. Stakimi i linjës mund të sjellë pasoja të rënda.’, ishte lajmërimi i OST.