Dosja ‘Habilaj’ shkon në Gjykatë, po ‘Tahiri’?

Hënë, 07 Janar 2019 12:40

Përfundojnë hetimet dhe dërgohet dosja në Gjykatë për 9 të pandehurit për trafikun e drogës: Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Meridjan Sulaj dhe Armando Sulaj. Ndërkohë hetimet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri vijojnë.

Prokuroria mësohet se ka nisur dy letër porosi të reja për Saimir Tahirin në Mal të zi dhe në Itali.

Mësohet se nga Italia kërkohen materialet e dosjes në Katania dhe do verifikohet një udhetim në 2014 i familjarëve të tahirit nëse kanë udhëtuar me Mojsi Habilajn.

Të gjitha gjasat janë që hetimet të mos mbyllen brenda afatit që është caktuar, data 19 Janar.

Mësohet se dy ditë më parë prokurori Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë udhëtuar drejt italisë për të bërë verifikime.

Nëntë të pandehurit e dosjes “Habilaj”, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, kanë bashkëpunuar me ish-drejtuesit e policisë së Vlorës si Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode si edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Kujtojmë se ndaj tyre ka një proces të hapur dhe në Itali, ku prokuroria ka kërkuar dhjetra vite burg pak kohë më parë.

Login to post comments