Ngrica në të gjithë vendin – Temperaturat do të arrijnë minus 15°C

Hënë, 07 Janar 2019 16:33

Temperaturat e ulta do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në martën në mbrëmje. Sipas parashikimit të IGJEUM, temperaturat minimale do të arrijnë minus 15 gradë celsius në vendet malore, ndërsa në vendet e ulëta e bregdetare përkatësisht minus 4 dhe 3 gradë celsius.

Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C
“Temperaturat do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Sa i përket reshjeve, ato do të jenë në formë dëbore, kryesisht lokale në zonat malore në disa qarqe.

 

Modifikuar më Hënë, 07 Janar 2019 17:04
Login to post comments