Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krijuar në qarkun e Gjirokastrës.
Reagimi i Tritan Shehut:
Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote.
Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente!
Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!
Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.
Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm.
Po keshtu dhe drejtimi per Permet.
Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.
30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet.
As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.
Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.
Po kush t'i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo...!?