Që nga staritimi i Reformës në Drejtësi, opozita por edhe një pjes ëe mirë e medias ka akuzuar Edi Ramën se së bashku me Xhorxh Soros kanë pasur si qëllim kapjen e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri.
Një nga bashkëautorët e kësaj reforme që ka punuar për fondacionin Soros, së fundimi arriti të kapë edhe postin e lartë të një prej institucioneve më nevralgjike të sistemit të ri të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, në një intervistë për Beti Njuman në Ora News, ka deklaruar se ndihet krenar që ka punuar për Soros.
Pyetjes se, “ju kanë cilësuar si një jurist që keni punuar për Sorosin edhe pse nuk është herezi, por edhe për lidhje të ngushta me PS”, Ibrahimi ju përgjigj; Ajo e para është shumë e vërtetë dhe jam shumë krenar. E dyta nuk është aspak e vërtetë. Është thjeshtë një ide që qarkullon me këmbëngulje, por që nuk është e vërtetë.
Faktikisht të thuash- Soros- nënkupton edhe lidershipin e PS-së të transformuar në “Rilindje”. Duke nisur që me Edi Ramën, Erion Veliaj, Damian Gjiknurin, Endri Fugën, Gent Cakajn dhe shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme, të qeverisë dhe partisë në pushtet.