Ambasadori i BE: Operacioni “Forca e ligjit” të vazhdojë, pres të takoj ministrin Lleshaj

E Enjte, 10 Janar 2019 10:40

Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Sorenca ka deklaruar se struktura e posaçme kundër korrupsionit do të realizojë atë që ndërkombëtarët kanë kërkuar prej vitesh, vënia pas hekurave e zyrtarëve të lartë të inkriminuar.

Në një intervistë për A2CNN ambasadori i BE, vlerëson maksimalisht operacionin forca e ligjit, i iniciuar nga Fatmir Xhafaj, por rezultate të ngjashme kërkon edhe nga Lleshaj.

“Korrupsioni duhet luftuar në çdo nivel, edhe në nivel politik, prandaj ne presim që SPAK-u, pasi të krijohet, të nisë hetimet në çdo sektor të shoqërisë, përfshirë nivelin politik. Dhe ne presim që ky hetim të pasohet me ndjekje penale dhe dënime. Kjo është vendimtare. Pse është vendimtare? Sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe për Bashkimin Evropian. Dhe lufta lundër krimit të organizuar është po aq e rëndësishme sa dhe lufta kundër korrupsionit.

Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë edhe kundër krimit të organizuar”,  thotë Soreca.

Login to post comments