Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Trashësia e borës në qytet në orën 10:30 ka arritur sot në 15 cm, ndërsa në zonat rurale 40-50 cm cm, ku janë bllokuar dhjetëra fshatra.
Probleme ka në fshatrat Golem dhe Zagori ku trashësia e borës arrin në 40 cm si dhe Frashër të Përmetit, Lopës dhe Kurvelesh të Tepelenës.
Fshati Zhepë në Përmet është krejtësisht i izoluar pasi trashësia e dëborës arrin në 40 cm. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e mësimit në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës me urdhër të Drejtorisë Arsimore.
Situata është drejt katastrofës pasi dhjetëra fshatra ngelen te izoluara dhe të pa furnizuara me ushqim.
Ishte deputeti i PD-së, Tritan Shehu i cili dje përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krijuar në qarkun e Gjirokastrës.
“Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote. Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente!
Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!
Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.
Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm. Po keshtu dhe drejtimi per Permet. Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.
30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet. As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.
Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese. Po kush t'i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo...!?”, shkruante dje Shehu.
Ndërsa sot deputeti demokratik Tritan Shehu shkruan se “Per te kuptuar indiferencen dha pa aftesine qeverisese ne Qarkun e Gjirokastres.
Dje njoftova edhe drejtuesit e Emergjences Civile ne Tirane per blegtorin Alket Nikolli nga Golemi me nr cel 0692265980, i bllokuar ne Gine te Dropullit me 400 krere bageti te imta, ne kushte shume te veshtira.
Me premtuan se do te nderhynin menjehere.
Deri me tashti asgje nuk ka levizur, as nga Prefektura e as nga qendra”.