Edi dhe Batoni, dy të mërziturit e mëdhenj

E Enjte, 10 Janar 2019 17:15

Nga Elona Guri/

Dy te merziturit e medhenj nga mosdekretini i Cakajt nga Presidenti Meta, jane Edi dhe Batoni! Te dy me nje goje ose me te njejten goje nxjerrin mllefin dhe merzitjen e tyre. Te dyve bashke, po iu “dhimbska” Kosova. Te asaj Kosove qe duan t’i shperbehne kufijte e t’i dhurojne copa nga trupi i saj, agait te tyre ne Beograd.
Zemerimin nuk ia heq as mielli i Serbise dhe as ai i Kolumbise. Te zhyryr ne te, leshojne kercenime ndaj Presidentit te Shqiperise. Nen e efektet e “miellit” shohin haluçinacione. Endrra e prishur,qe nga karrikja e ministrit te jashtem te Republikes se Shqiperise, te realizonin coptimin e trojeve shqiptare te Kosoves, iu kthye ne makth. Njeri spiun i deklaruar i UDB, tjetri jashqitje Beogradi po i “digjet” xhani per Kosoven e shqiptaret e Kosoves.
Ndersa ministrja e Kosoves Edita Tahiri, qe ka bere burg per mbrojtjen e Kosoves dhe deputeti Rexhep Selimi qe ka luftuar me arme per trojet dhe pavaresine e saj, jane te lumtur dhe falenderojne Presidentin per kete vendim patriotik. Dhe jo vetem keta por edhe dhjetra te tjere politikane apo intelektuale te Kosoves e kane mbeshtetur Presidentin Meta ne veprimin e tij.
Nuk ma ha mendja qe Batoni e do Kosoven me shume sa znj. Edita Tahiri,.As Edit nuk i pervelohet shpirti me shume se z. Rexhep Selimit, luftetarit dhe njerit nga komandatet e UÇK.
Mjaft Baton, se per hir te miellit, po kthehesh ne nje bufon ne oborrin e kllounit kryeminister.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 17:38
Login to post comments