Studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore të tyre.
Mbrëmjen e sotme ata janë mbledhur nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë.
Burime bëjnë me dije se studentët e Fakultetit Ekonomik si dhe ata të Juridikut, kanë vendosur të ngujohen në ambientet e universitetit.
Ata bëjnë me dije se OSHEE, ka ndërprerë energjinë elektrike, ndonëse në godinat përreth Ekonomikut ka drita.