Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta një ditë më parë kanë zhvilluar një takim për çështjen e dekreteve.
Mësohet se Presidenti Ilir Meta i ka shprehur kundërshtinë Ramës për kandidaturën e Gent Cakajt, në postin e Ministrit të Jashtëm.
“Gent Cakajn mund ta bësh ministër Kulture. Mund të veprosh si në Greqi, të jesh edhe kryeministër edhe ministër i jashtëm”, mësohet ti ketë thënë Presidenti Meta, kryeministrit Rama.