Policia nën urdhrat politik kundër studentëve

Premte, 11 Janar 2019 13:07

Deklarata nga Shoqata E Punonjesve Te Policise Ne Lirim

E paprecedent dhe tejet antiligjore veprimtaria e Policisë së Shtetit në protestën e studentëve.

Studentat janë qytetarë të lirë dhe madhorë në moshë, mbi 18 vjeç të cilët protestojnë për një kauzë të tyre të drejtë. Është e drejtë e cdo qytetari të protestojë. Policia ka për detyrë vetëm garantimin e kushteve të sigurisë në protest. Në kushtet e një proteste qytetare dhe paqësore ndërhyrja e policisë është antiligjore.

Një nga misionet bazë të Policisë së Shtetit është respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. Protesta është edhe e drejtë edhe liri për ta ushtruar e cdo njeriu, edhe e studentëve në këtë rastë. Por nuk respektohet, përkundrazi dhunohet, shantazhohet, intimidohet duke zbatuar urdhërin politik dhe jo ligjin për Policinë e Shtetit dhe Kushtetutën.

SH.P.P.L-2013 e ndjek me shqetësim të madh këtë situatë kakofonike, dhunuese ndaj stutendëve nga ana e Policisë së Shtetit. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar këtë akt sa antilogjor edhe të turpshëm.

Policia e Shtetit duhet të distancohet menjëherë nga cdo veprim vandal, antiligjor dhe antikushtetues.

Login to post comments