Argëtimi, Shqipëria e fundit në Europë

Premte, 11 Janar 2019 16:35

Një europian mesatar shpenzon 8.5% të shpenzimeve të tij mujore për argëtim dhe kulturë, thotë Eurostat. Ndërkohë, të dhënat e Instat në vendin tonë, tregojnë se, për shqiptarët, kjo normë fiksohet në vetëm 3%. Kjo do të thotë se shqiptarët shpenzojnë thuajse 3 herë më pak se europianët nga buxheti i tyre mujor për këtë ze. Krahasimi i të dhënave me ato që janë bërë publike nga Eurostat, tregon se, Shqipëria është padiskutim e fundit në Europë.

Në kontinentin e vjetër, vendi ku qytetarët shpenzojnë më pak nga buxheti i tyre mujor për argëtim dhe kulturë është Greqia, me 4.6%. Shqipëria me 3% ka një diferencë të ndjeshme edhe me vendin e fundit. Në vend të parë në Europë ndërkohë, qëndron Danimarka, me 11.5%, e ndjekur nga Suedia dhe Islanda me nga 11% respektivisht. Një familje mesatare shqiptare i dedikon kështu një pjesë tepër të vogël shpenzimeve për argëtim, vetëm 2200 lekë në muaj për të gjithë familjen.

Nga kjo kategori përjashtohen aktivitetet e tipit bare ose restorante. Zëri argëtim dhe kulturë është ai që zë peshën më të vogël në buxhetin e një familje mesatare shqiptare në muaj, më pak edhe se restorantet, veshjet apo pijet alkoolike dhe duhani.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...