Basha përshëndet vendimin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e emrit

Premte, 11 Janar 2019 20:02

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Maqedonisë të cilët kanë votuar me 81 vota pro ndryshimit të emrit duke u quajtur nga sot Maqedonia e veriut.

Me anë të një postimi në twitter, Basha shkruan se ky është një akt i lartë i përgjegjshmërisë politike.

Ja çfarë shkruan Basha:

Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.

Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike.

auto_ccef3bd1-21d1-41ba-8e24-d65dcfa817081547233100.jpg

Login to post comments