Fluks për karta identiteti në Vlorë, 650 kuponë brenda një jave

Premte, 11 Janar 2019 22:12

Skadimi i kartave të identitetit në 6 muajt e parë të vitit 2019 ka sjellë fluks qytetarësh në zyrat postare.

Vetëm në postën qendrore në Vlorë janë tërhequr 650 kuponë nga dt 7 -11 janar, nga të cilat 110 vetëm këtë të premte. Brenda kësaj jave janë tërhequr edhe 150 kuponë për aplikim për pasaporta biometrike.

Këto shifra konfirmohen nga kreu i postës shqiptare, Vullnet Bilbili.

Bilbili: Është një fulks i madh qytetarësh që janë dyndur për të blerë kuponët për karta identiteti.

Në rang vendi janë rreth 1.4 milion karta identiteti, të cilat skadojnë këtë vit, ndërsa pritet që fluksi të vazhdojë të rritet gjatë këtyre muajve në zyrat e postës.

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 22:12
Login to post comments