Studentët e fakulteteve të Ekonomisë, Juridikut, Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në godinat e fakulteteve të tyre.
Mëngjesin e së shtunës studentët e Fakultetit të Ekonomisë u përplasen fizikisht me rojet e sigurisë private pasi këta të fundit kyçen derën kryesore të godinës duke mos i lënë të dalin jashtë apo që të tjerët të futen brenda.
"Nxjerrin prektesin që nuk do lejohet asnjë të futet"
Siç i shihni në këto pamje, studentët janë furnizuar me ushqime nëpërmjet kangjellave nga studentët që ndodheshin jashtë.
Ndërsa studentët e juridikut që kaluan natën në fakultet vijojnë ti mbeten besnikë ngujimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
"Ne do të vazhdojmë të jemi të ngujuar për aq kohë sa nuk marrim një përgjigje", tha një student.
Ka edhe nga ata studentë që po e mbështesin bojkotin duke qëndruar në shtëpitë e tyre nëpër rrethe. Por ata që vijojnë të protestojnë fizikisht kanë edhe një thirrje për ta.
"Të vijnë të na mbështesin të gjithë, sepse këtu po luftojmë për të drejtat e të gjithëve"