Kush qe Çani, Edi apo Ariani?

Saturday, 12 Janar 2019 18:42

Nga Andi Bushati/

Me të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori të mirë që duhet të nxjerrë në skenë një personazh të ngjizur keq, Edi Rama hodhi një ide të re në paraqitjen e tij përballë Arian Çanit. Ai drejtoi vështrimin nga kamera, bëri një pauzë të gjatë, simuloi një vuajtje që i buronte nga përbrenda dhe iu drejtua publikut gjithë dhimbje: “Jini të kujdesshëm, se nuk e kanë me mua, por me ju”.

Shigjetimi ishte për Ilir Metën që nuk dekretoi për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë akt.

Sipas kryeministrit, i tërë ky grupim, i shtrirë nga Tirana në Prishtinë, nxitet nga ndjenja e errët e xhelozisë për të rinjtë, nga armiqësia për modelin e tyre të panjollë dhe të pamëkatshëm, nga mbrapshtësia për të mos i lënë të afrohen të dy pjesët e mëdha të kombit.

Pasi renditi këto argumenta, shefi i qeverisë u kthye sërish nga kamera për t’i folur publikut: “Unë jam këtu për t’iu mbrojtur nga kjo lukuni që kërkon të marrë peng të ardhmen tuaj”.

Meqënëse përpos debatit juridik (a duhej apo jo çertifikata), Edi Rama e trajtoi konfliktin e fundit edhe në sferen shoqërore dhe politike, të pacekur deri më tani, patjetër që është interesante të ndalesh edhe tek ajo.

Dhe në këtë kuptim rasti i Gent Cakës është mjaft ilustrues për të gjithë tërmetin e fundit që pësoi qeverisja e rilindjes.

Ai është simboli i kësaj aradhe, ndoshta ekspertësh të rinj, të shkolluar, por që nuk kanë lidhje as me meritokracinë e ngjitjes në politikë, as me karrierën brenda partisë që i mandaton dhe as me shqiptarët, të cilëve ua kanë kërkuar votën të tjera personazhe.

Pra, në kuptimin shoqëror dhe politik, katapultimi i Gent Cakës dhe ministrave të ngjashëm si ai, mbetet i papranueshëm.

Ndryshe nga sa thotë Rama, ai nuk është një garanci për të ardhme më të mirë dhe më demokratike për shqiptarët, por rrëshqitja drejt një pushteti personal, të ngjashëm me atë të “vëllait Erdogan” apo të princit trashigimtar të Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane Al Saoud.

Në asnjë model të mirfilltë vendi demokratik, askund, nuk mund të ekzistojë një kabinet me kaq figura të panjohura dhe pa pikë lidhje me partinë që ka në duar pushtetin.

Në asnjë sistem perëndimor nuk gjenden kaq ministra të patestuar përmes votës së qytetarëve.

Vërtet Edi Rama në shfaqjen me tepsi në dorë në verën e 2017, u kërkoi shqiptarëve i vetëm pushtetin, por kjo kërkesë kishte të bënte me shkëputjen nga aleatët politikë dhe aspak me një mandat të pakufishëm për të bërë ç’ti donte qejfi.

Në këtë kuptim, ndryshe nga sa u thotë shikuesve me sy të ngulur nga kamera, ata po i tradhëton ai vetë. Ai po bëhet pengesë për një sistem të hapur, me rregulla loje, ku vlera e votimit e ul voluntarizmin individual.

Me Gent Cakajn dhe me shumë të singjashmit e tij në kabinet, ai kaloi çdo limit të delegimit të pushtetit në duart e veta. Prandaj edhe për këtë i duhej thënë ndal me të gjitha mjetet ligjore apo ekstra ligjore qofshin ato.

Por, përtej këtij problemi disi teorik, qëndron edhe një tjetër, tejet më praktik. Ai lidhet kryesisht me komunikimin dhe me tendencën e Edi Ramës për ta shitur të zezën për të bardhë.

Si ka mundësi që edhe regresin e ndryshimeve të fundit në qeveri, ai u mundua ta paraqesë, në “Zonë e Lirë”, si një garanci më shumë për shqiptarët ? Si ka mundësi që akte të tilla të paimagjinueshme për çdo demokraci normale, ai i reklamon si digë ndaj frontit lokal të së keqes ?

Dhe këtu kthehemi sërish tek ajo që pamë që në fillim të shfaqjes së tij përballë Arian Çanit.

Tek talenti i konfirmuar i një aktori të mirë, që duhet të shfaqë në skenë një personazh të ngjizur keq. Sepse këtë bëri Edi Rama të premten në mbrëmje. Këtë përsëriti edhe një javë më parë tek Ermali. Këtë model shumfishon edhe me postimet në rrjetet sociale.

Prej kohësh ai do të pompojë sozinë duke fshehur të vërtetin. Ai do rolin dhe jo realitetin.

Prej kohësh e ka kuptuar se është më mirë që njerëzit ta përqeshin si karagjoz, sesa ta urrejnë si mafioz, ta neverisin për lakuriqësinë, sesa ta luftojnë për grykësinë.

Prandaj, në “Zonë e lirë”, ai u mundua të jetë ai që nuk është. Prandaj zgjodhi atë emision, autori i të cilit ka aftësinë e dyfishtë që të luajë vetveten. Dhe e bëri mirë. Aq sa të premten tek Çani, ishte shumë e vështirë të dalloje, kush qe Rama dhe kush qe Ariani. /Lapsi.al.

Modifikuar më Saturday, 12 Janar 2019 18:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...