Katari rrit investimet në Amerikë – Objektivi, 45 miliardë dollarë

Diel, 13 Janar 2019 16:38

Herët ditën e sotme Autoriteti përgjegjës për investimet në Katar ka njoftuar se ka në synim të rrisë investimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoriteti i Investimeve në Katar tha se ka për qëllim të rrisë investimet në Shtetet e Bashkuara deri në vlerën e 45 miliardë dollarëve. Për momentin investimet e Katarit në Amerikë kanë vlerën e 30 miliardë dollarëve.

Objektivi i tij është që të arrijë shifrën prej 45 miliardë dollarësh për dy vitet e ardhshme. Kështu ka deklaruar Mansour Ibrahim al-Mahmoud, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Investimeve në Katar.

“Rritja në investime konsiston në faktin se fondi kërkonte të barazonte investimet, megjithatë niveli i investimeve amerikane është më afër se në Europë” – tha ai sipas Reuters.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...