Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kërkojnë rënien e ligjit të Arsimit të Lartë pasi sipas tyre, përderisa deri më tani ai nuk ka pasur rezultat, nuk mund të ketë as më tej.
Prej disa ditësh ata qëndrojnë të ngujuar në fakultete të ndryshme të Tiranës dhe premtojnë se e njëjta gjë do vijojë nesër e në ditët në vazhdim, deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
200 studentë i janë bashkuar gjatë mbrëmjes pjesës tjetër që qëndronte prej më shumë se 48 orësh mbyllur në fakultetin e Ekonomisë.