Maskat e organizuan mirë grabitjen e biznesmenit

Hënë, 14 Janar 2019 21:00

Grabitja e biznesmenit në Shkozet të Durrësit ishte e mirëplanifikuar nga autorët e saj, të cilët prej të paktën 4 muajsh ishin vënë në ndjekje të tij.

Mbrëmjen e së premtes, kur Eltoni bashkë me gruan dhe djalin e tyre kishin dalë, duke përfituar dhe nga fakti se në banesë nuk kishte njeri, tre grabitësit kanë kapërcyer rrethimin dhe kanë pritur kthimin e familjes në oborrin e shtëpisë. Asnjë shenjë dhunimi të portës apo rrethimit nuk është diktuar, duke lënë të kuptohet se tre autorët të armatosur dhe maskuar me veshje që mbanin mbishkrimin “Policia” i përkasin një grupi kriminal të mirëorganizuar.

Nën kërcënimin e armëve, ata janë futur brenda vilës 2-katëshe. Biznesmeni është përpjekur të reagojë, por të tre e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe në kokë. Ajo që në fillim u raportua si një pengmarrje e shkurtër e djalit të biznesmenit, në fakt nuk ka ndodhur. I frikësuar nga njerëzit e armatosur dhe me maska që po ushtronin dhunë mbi prindërit, 7-vjeçari është gjetur i fshehur në një nga dhomat e shtëpisë.

E ndërsa nga familjarë e të afërm mësojmë detaje të tjera mbi atë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, policia nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë, familja Kelmendi dhe i gjithë opinioni publik që mësoi mbi ngjarjen e rëndë presin që ajo të zbardhet dhe përgjegjësit e saj të dalin para drejtësisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...