Studentët do vazhdojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Studetët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë publikuar axhendëne protestës për ditën e sotme.
Mbledhja e studentëve do fillojë në orën 8:00
Në orën 10:30 do jetë pedagogu Ervin Goci i cili do mbajë një ligjërim mbi ligjin e Arsimit të Lartë.
Në orën 11:30 do shfaqet një film i cili është propozuar nga vetë studentët.
Ashtu siç ka qenë që në fillim protesta do ketë në brendësi kreativitet dhe art. E pikërisht në orën 14:00 studentët do bëjnë një takim poetik mes tyre.
Në orën 15:00 e deri në mbyllje të uzurpimit ditor do zhvillohen lojra të ndryshme.
Kujtojmë që kjo është dita e 7 e uzurpimit të universitetit. Shumë fakultete janë ngujuar dhe studentët zhvillojnë ligjërime mbi problematikat e universitetit dhe aktivitete artistike, zbavitëse mes tyre.