Ja rrugët ku duhet të përdoren zinxhirë

Tuesday, 15 Janar 2019 09:02

Gjatë natës që kaloi vendi ka qenë i përfshirë nga temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

ARRSH njofton se në disa akse rrugore qarkullimi i makinave vazhdon të bëhet me zinxhirë. 

Akset që kalohem me zinxhirë dhe pjesërisht me zinxhirë

Domaj-Draje Rec

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi- Qafë Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Ura Cerenecit-Steblevë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë.

Ndërsa në akset e tjera qarkullimi është normal.

Në rajonin qendror gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Në akset nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Në Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Ndërsa në Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Edhe në rajonin jugor gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në akset Korçë Boboshticë, Dardhë dhe Qafë Qarri - Ersekë.

Në Qarkun Gjirokastër dhe atë të Vlorës qarkullimi bëhet normalisht.

Login to post comments