Vijon bojkoti i studentëve. Sallat e leksioneve janë bosh në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Në disa Fakultete të Tiranës, studentët ndodhen brenda ambienteve të mësimit, duke bojkotuar edhe procesin mësimor, deri në plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ngujimit në fakultete i janë bashkuar edhe studentë të tjere në rethe. Janë ngujuar edhe studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
Ndërkohë tek ekonomiku ngujimi vazhdon prej 6 ditësh. Janë më shumë se 50 studentë të ngujuar, ndërsa pritet që të bashkohen edhe studentë të tjerë.
Tek fakulteti I drejtësisë, vijon ngujimi, dhe brenda fakultetit janë 80 studentët që kanë kaluar natën. Dyert kryesore të Fakultetit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe si hyrje përdoret dritarja.
Edhe tek inxhinieria e Ndërtimit prej disa ditësh studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar. Ata kanë kaluar natën në kushte normale, ku nuk ka munguar energjia elektrike.