Presidenti Meta: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!

Tuesday, 15 Janar 2019 15:13

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Kosovë. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se “popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!.

Postimi i kreut të shtetit në Facebook: “Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithërruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës. Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!”.

20-vjetor më parë në Reçak  u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat paramilitare serbe.

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 17:07
Login to post comments