Euro me luhatje të mëdha, sot rënia më e madhe ditore nga qershori

Tuesday, 15 Janar 2019 16:51

Euro po shënon luhatjet mëdha në ditët e para të 2019-s. Pasi e nisi vitin e fortë, monedha e përbashkët ka humbur pikë sot përkundrejt lekut për të dytën ditë radhazi. Një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 124.83 lekë, rreth 0.43 pikë më pak se një ditë më parë. Kjo është rënia me e lartë ditore që prej qershorit 2018, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh në treg për të frenuar nënçmimin e euros.

Nga ana tjetër nga data 3 deri në 11 janar, monedha e përbashkët fitoi 2.49 lekë, duke shënuar rritjen më të madhe ditore po që nga qershori.

Sipas aktorëve kryesor të tregut të këmbimit valutor kjo është një ecuri normale e kursit të këmbimit. Tradicionalisht euro rritet gjatë 10 ditëve të para të janarit, më pas kursi i këmbimit ç ‘tensionohet argumentojnë ekspertët.

Ekspertët presin që fundi i janarit dhe muaji shkurt të jenë muaj të dobët për sa i përket qarkullimit të parasë dhe volumeve tregtare. Megjithatë nuk mund të japin një parashikim për ecurinë e këmbimit të euros me lekun. Në rast se bankat tregtare me kapital të huaj, apo dhe korporatat e mëdha, vendosin të transferojnë fitimet jashtë mund të ketë një forcim të valutës gjatë periudhës në vijim.

Sipas ekspertëve këtë vit euro po e nis janarin në një nivel më të pafavorshëm prej gati 124-125 lekësh dhe ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që monedha e përbashkët të zbresë në 120 lekë, që nëse do të ndodhte do të shënonte nivelin më të ulët historik që kur euro doli si monedhe fizike në vitin 2002.

Edhe në tregjet ndërkombëtare euro ka humbur pikë përkundrejt dollarit gjatë ditës së sotme. Sipas Financial Times euro po këmbehet me 1.14 dollarë, nga niveli 1.15 që ishte një ditë më parë. Nënçmimi i euros në tregjet ndërkombëtare është ndikuar kryesisht nga zgjedhjet në Gjermani, ekonomia më e fortë e Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...