Delta Air trefishon fitimet – Më shumë se $ 1 miliardë në rang tremujor

Tuesday, 15 Janar 2019 17:02

Delta Air Lines, një nga kompanitë ajrore kryesore dhe më të vjetra të SHBA-së, ka rezultuar me më shumë se trefish fitim në tremujorin e katërt në krahasim me një vit më parë.

Të ardhurat neto u rritën në 1.02 miliardë dollarë, ose 1.49 dollarë për aksion, në tremujorin që u mbyll më 31 dhjetor, nga 299 milionë dollarë, ose 42 cent për aksion që ishin një vit më parë. Tremujori i vitit paraprak përfshinte një pagesë prej 394 milionë dollarë në lidhje me reformën e taksave.

Në bazë të rregullimit, linja ajrore fitoi 1,30 dollarë për aksion për tremujorin. Të ardhurat e përgjithshme operative u rritën 5 për qind në 10.74 miliardë dollarë.

Burimi:Reuters

Login to post comments