Hetimet për Klement Balilin, cilat janë 4 akuzat në dosjen që u çua në Gjykatë

E mërkurë, 16 Janar 2019 16:33

Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur hetimet për Klement Balilin dhe ka dorëzuar dosjen në Gjykatë për 4 akuza.

Ashtu siç edhe avokati i tij Theodhori Sollaku tha gjatë ditës së sotme, Balili u vetëdorëzua në momentin që Prokuroria ka përfunduar hetimet për të dhe ka çuar dosjen për gjykim.

Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor, autoritetet greke i kanë kthyer përgjigje Krimeve të Rënda në lidhje me disa fashikuj të kërkuar nga dosja hetimore në Greqi. Kjo letërporosi është administruar në fillim të janarit nga Prokuroria e Krimeve, ndërsa është kërkuar nga Gjykata për Krime të Rënda që çështja të kalohet për gjykim.

“Në bazë të neneve 331 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, bashkëngjitur ju dërgojmë për kompetencë kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penal numër 44 të vitit 2016, në ngarkim të personit nën hetim, Klement Balili, i akuzuar për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal’, ‘Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/ 2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal”, shkruhet në kërkesën për gjykim të Prokurorisë për Krime të Rënda. Sipas kërkesës, mësohet se dosja hetimore përbëhet nga 30 volume dhe bashkëlidhur fashikullit janë edhe provat materiale.

HETIMET

Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për njeriun, që shpesh është konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ndërsa pjesa më e madhe e hetimeve, duket se është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e dërguara në Greqi. Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit.

Emri i këtij të fundit, si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, është lakuar nga politika dhe media greke, në momentin që ai ishte në krye të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë, në vitin 2016. Pas këtyre të dhënave, të bëra publike në atë kohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/ 1 prot, datë 11.05.2016, kërkoi përcjelljen e letërporosisë për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë, për të marrë informacion për Klement Balilin.

Referuar dosjes hetimore, ka qenë rasti i trafikimit të një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt një ishulli në Greqi, që kanë nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në Greqi. Pritësi rezultoi të ishte një biznesmen në shtetin fqinj dhe është vënë në pranga gjatë këtij operacioni, së bashku me dy skafistët, ndërsa në atë kohë është bërë edhe shpallja në kërkim e Klement Balilit.

“Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot. FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana) ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme ‘Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina’, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar Klement Balili, në bazë të urdhërarrestit nr.FE7698, viti 2016, për veprën penale ‘Krijim dhe drejtim Organizate Kriminale’”, njoftonte dy vite më parë Ministria e Drejtësisë.

SEKUESTRIMI I PASURISË

Në muajin nëntor të 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit. Kështu, në datën 24 nëntor Policia ekzekutoi vendimin duke vënë nën sekuestro hotelin “Santa Quaranta”, disa metra katrorë truall dhe 36 apartamente. “Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Klement dhe Bashkim Balilit, që janë: ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht hotel ‘Santa Quaranta’; 28,690 m2 truall; 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, njoftoi Policia e Shtetit. Vendimi për sekuestrimin u apelua nga familja e Balilit, të cilin e kishin konsideruar si të padrejtë, por edhe pse çështja u çua në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, kjo e fundit, në shkurt të 2018-ës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

AKUZAT

1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bleona Metushi/PANORAMA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...