Banka e Amerikës thyen rekord – Aksionet ‘kërcejnë’ në 7%

E mërkurë, 16 Janar 2019 18:53

Banka e Amerikës raportoi të ardhura më të mira nga se pritej për tremujorin e katërt.

Kjo, nxitur nga një ecuri e fuqishme nga biznesi i konsumit bankar dhe taksat më të ulëta. Rezultatet treguan se aksionet e bankës arritën deri në 7.1 për qind.Fitimi tremujor i Bankës së Amerikës u trefishua në 7.3 miliardë dollarë, pra një rekord. Banka gjithashtu tha se bleu 26 miliardë dollarë aksione të zakonshme.

“Leva operacionale bazuar në menaxhimin e shpenzimeve të disiplinuara, ndërkohë që investojmë në të ardhmen, cilësia e qëndrueshme e aktiveve dhe rritja e kredisë dhe depozitave kanë sjellë rezultatet e këtij tremujori”- tha CEO Brian Moynihan në një deklaratë. “Nëpërmjet triliona dollarësh të transaksioneve të konsumatorëve që ne përpunojmë dhe nga besimi i qëndrueshëm dhe aktiviteti i klientëve tanë të biznesit të vogël dhe komercial, shohim një klimë të shëndetshme të konsumatorit dhe të biznesit që ngre një ekonomi të qëndrueshme”.

Fitimet në biznesin e Bankës së Konsumatorit u rritën me 52 për qind në një vit mbi baza vjetore në 3.3 miliardë dollarë. Kreditë u rritën me rreth 1.9 për qind, ndërsa shpenzimet e kartave të kreditit dhe debitit u zgjeruan me 6 për qind. Të ardhurat neto nga interesi i kompanisë, një masë e ndjekur gjerësisht e fitimit për bankat, arriti 2.48 për qind në tremujorin e katërt. Analistët e anketuar nga Street Account presin 2.45 për qind.

Megjithatë, biznesi tregtar i Bankës së Amerikës me të ardhura fikse e zhgënjeu Wall Street. Fitimet nga tregtia me të ardhura fikse ranë 15 për qind në 1.45 miliardë dollarë, poshtë shitjeve të pritshme prej 1.62 miliardë dollarësh. Kjo rënie e madhe u kompensua nga një rritje prej 11 për qind e të ardhurave të tregtimit të aksioneve në 1.1 miliardë dollarë.

Goldman Sachs, Wells Fargo, Citigroup gjithashtu publikuan të ardhurat e tyre për tremujorin këtë javë, duke tejkaluar pritjet. Aksionet e Bankës së Amerikës janë rritur më shumë se 7 për qind këtë vit, duke mbuluar shumicën e humbjeve të mëdha nga muaji i kaluar. Në muajin dhjetor, pesha e aksioneve ra me 13.24 për qind në një shitje masive të tregut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...