Vezaj: Më vjen për të qeshur kur dëgjon ministren Gjonaj që akuzon ‘Zërin e Amerikës’

E mërkurë, 16 Janar 2019 19:24

‘Më vjen për të qeshur kur dëgjoj Ministren e drejtësisë që flet broçkulla dhe akuzon Zërin e Amerikës’, kështu deklaroi gazetari i njohur Flamur Vezaj, nga SHBA gjatë një lidhje me “SKYPE” me studion e lajmeve të Syri.net.

Ai tha se Zëri i Amerikës bëri publik dosjen hetimore që sot ndodhet tek krimet e rënda, duke shtuar se institucioni i burgjeve dhe Policia e Shtetit janë shndërruar në çerdhe punësimi për militantët partiakë.

‘Më vjen për të qeshur kur dëgjon Ministren e Drejtësisë kur dëgjon që flet broçkulla. Është e turpshme të sulmosh edhe Zërin e Amerikës. Ajo çfarë është publikuar nga VOA është një dosje e plotë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilën prokuroria po e heton. Është shefja e kryeministrit që pranohen se ka ndërhyrë për të punësuar një person, dhe del ministrja dhe e mohon kjo është e turpshme. Ajo që është e frikshme, është se policia e Shtetit dhe ajo e burgjeve janë kthyer në çerdhe punësimi të militantëve’, deklaroi Vezaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...