Çfarë po ndodh në Antarktidë? Në 40 vite, sasia e shkrirë e akullit rritet gjashtëfish

E Enjte, 17 Janar 2019 09:51

Sipas një studimi ndërkombëtar të bazuar në imazhet ajrore dhe satelitore shkrirja e përshpejtuar e akullit ka çuar në një rritje në nivelin e detit mbi 1.3 cm, për të njëjtën periudhë.

Midis 1979 dhe 2017, humbja vjetore në masë e akullit në Antarktidë është rritur gjashtëfish. Dukuria është zbuluar nga një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences. Analizat u zhvilluan në 18 rajone të kontinentit të ngrirë, duke përfshirë 176 basene oqeanike dhe ishujt përreth.Rritja në nivelin e detit ndodh me zgjerimin termik ose me shkrirjen e akullit kontinental (si ai i Antarktidës dhe Groenlandës).
Shkrirja e akullit të detit (që është tashmë në ujë) nuk ndryshon nivelin e detit.

Midis 1979 dhe 1990, Antarktida humbi një mesatare prej 40 gigatons (40 miliardë ton) të masës akullit në vit. Nga viti 2009 deri në vitin 2017, humbja ishte rreth 252 gigatonë në vit. Në dy dekadat e fundit, shpejtësia e shkrirjes është rritur ndjeshëm: në qoftë se në mes të viteve 1979 dhe 2001 mesatarisht 48 gigatonë akulli janë shkrirë në vit për çdo dekadë, nga 2001 në 2017 kjo vlerë u rrit me 280%.

Sektorët që kanë regjistruar humbjet më të mëdha janë ato që janë pranë ujërave më të ngrohta të oqeanit, në veçanti rajoni i Wilkes Land në Antarktikun lindor. Ky është një lajm i keq, sepse këtu akulli është i përqendruar më shumë sesa në Antarktikun Perëndimor dhe në gadishullin Antarktik të vënë së bashku.

Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë të rritin termometrin e oqeanit, humbja e akullit do të bëhet edhe më alarmuese në dekadat e ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...