Lehtësohet shitblerja online, firmoset marrëveshja mes Postës Shqiptare dhe Postës së Kosovës

E Enjte, 17 Janar 2019 19:06

Të gjitha bizneset kosovare që shesin mallra online mund të shfrytëzojnë shërbimin e ri postar që iu mundëson transportimin efikas dhe të sigurt të mallrave në shtete të ndryshme.

Kompanitë që merren me këtë biznes mund të dërgojnë mallra me peshë deri në 2 kilogramë për pako tek klientët e tyre. Ky shërbim realizohet përmes Postës Shqiptare, e cila ka mundësuar që çdo dërgesë të pajiset me kodin e gjurmimit, përkatësisht me tracking number siç njihet në gjuhën angleze. Shitësit dhe blerësit mund të gjurmojnë rrugëtimin e pakove që nga momenti i blerjes online.

Ky shërbim është bërë i mundur falë gatishmërisë së Postës Shqiptare me të cilën Posta e Kosovës ka bashkëpunim të gjerë, në fusha të ndryshme.

Marrëveshja për këtë shërbim të ri është nënshkruar sot nga administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, z. Sejdi Hoxha “Jam i lumtur që arritëm të lançojmë edhe këtë shërbim që do të ndihmoi afarizmin e bizneseve kosovare që ofrojnë shitje të mallrave në internet. Falënderoj përzemërsisht z. Duraj dhe Postën Shqiptare që pa asnjë hezitim ndihmuan Postën e Kosovës të jetë në hap me operatorët postarë evropian”, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.

Ndërkaq, administratori i Postës Shqiptare, z.Duraj tha se Posta Shqiptare do të jetë gjithnjë e hapur të ndihmoi Postën e Kosovës dhe të thelloi bashkëpunimin e ndërsjellë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

P.jpg

Modifikuar më E Enjte, 17 Janar 2019 19:09
Login to post comments