Nga Vincent W. J. van Gerven Oei
Firma daneze e arkitekturës Bjarke Ingels është tërhequr nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Burime të Exit.al e kanë konfirmuar këtë fakt.
Në mars të vitit 2018, Kryeministri Edi Rama publikoi projektin e hartuar nga Ingels për Teatrin e ri Kombëtar, realizimi i të cilit do të bëhej nga kompania Fusha shpk, nëpërmjet një ligji special. Ky ligj më vonë u kritikua nga Bashkimi Evropian si një shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit(MSA). Qeveria, si përgjigje ndaj KE-së, tha se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar një teatër të ri.
Në faqen e saj të internetit, Bjarke Ingels ende ka të listuar si klientin zyrtar të sajin për projektin e teatrit kompaninë Fusha, e cili ka përfituar shumë tendera të dyshimtë nga qeveria Rama.
Më herët, Bjarke Ingels ka refuzuar të zbulojë kushtet e kontratës së tij me kompaninë Fusha ose qeverinë shqiptare duke e konsideruar atë një “marrëveshje konfidenciale”.
Shembja e mundshme e Teatrit Kombëtar, një nga objektet e fundit të mbetura në Tiranë nga arkitektura e periudhës fashiste, nxiti protesta të shumta nga artistët dhe qytetarët. Protestat theksuan dhe faktin se toka e grabitur nga Fusha, e cili premtoi të ndërtonte një teatër të ri në këmbim të një sipërfaqe të madhe toke publike për të ndërtuar gjashtë kulla. Ky fakt dëmtoi rëndë dhe imazhin e vetëshpallur të Bjark Ingelsit si një arkitekt kundër projekteve korruptive dhe të bien ndesh me të mirën publike.
Megjithatë, duket se nuk janë problemet sociale apo etike që e çuan Bjarke Ingelsin të braktisë projektin e lajthitjes së kryeministrit Rama, por problemet në lidhje me cilësinë e materialeve të ndërtimit.
Sipas burimeve thuhet se Ingels donte të përdorte materiale me cilësi të lartë në ndërtimin e teatrit të ri, por kompania Fusha kërkonte materiale të lira dhe me cilësi të ulët si një mënyrë për të ulur kostot dhe si rezultat, Ingels braktisi projektin.
Mënyra se si jepen tenderat për projektet publike nga qeveria shqiptare, e nxit dhe më tepër uljen e kostove nga ana e kompanive. Meqenëse çmimi është caktuar paraprakisht në bazë të kritereve të papërcaktuara qartë, kompania fituese priret të përdorë materiale me cilësi të ulët që të nxjerrë fitim sa më të lartë. Prandaj, cilësia e ndërtimit është sakrifikuar gjithmonë me qëllim fitimin e kompanisë.
Një shembull tjetër është Stadiumi Kombëtar, i cili ka humbur shumë nga elementët e tij të parashikuara në projekt si rezultat i “uljes së kostove” nga ana e kompanisë së ndërtimit.
Zyra e marrëdhënieve me publikun e firmës së Bjarke Ingels refuzoi t’i përgjigje pyetjeve të bëra lidhur me tërheqjen e tyre nga projekti i Teatrit Kombëtar.