Cakaj ministër? Meta: Nuk mund të eksperimentoja me Shqipërinë

E Enjte, 17 Janar 2019 21:37

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Të Paekspozuar” në Neës 24 të gazetarit Ylli Rakipi, u është përgjigjur pyetjeve për aktualitetin politikë. Meta tha se mosdekretimi i Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare do të ishte një eksperiment.

Rakipi: Refuzimi i Gent Cakajt. Jeni ndjerë i kërcënuar në këtë rast, pasi keni thënë që keni marrë kërcënime?

Meta: Nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por dhe për arsyet e tjera që lidhen me gjithë historinë e origjinën tine. Në radhë të parë ata që kërcënojnë Presidentin e Republikës, duhet ta dinë se është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri nga Kushtetuta. Kushtetuta e thotë qartë, që është më i mbrojturi.

Nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk mundem të eksperimentoj sepse , përveç atyre që kam thjënë dhe atyre që nuk kam thënë. Mos harroni se një veprim i papranueshëm i tij, një gabim, Edi Rama do të thoshte që “Ilir Meta e ka fajin, se e dekretoi”.

Modifikuar më E Enjte, 17 Janar 2019 21:40
Login to post comments