Meta: Nesër vendos për Ramën/ Rakipi: Neni 103 i Kushtetutës e ndalon të jetë Ministër

E Enjte, 17 Janar 2019 21:53

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka komentuar edhe emrin e Ramës për Ministër të Jashtëm. Sipas gazetarit Ylli Rakipi neni 103 i Kushtetutës nuk e lejon një ministër të ketë post tjetër, por Presidenti Meta u përgjigj se vendimin do ta mbështesë edhe me shpjegime Kushtetuese. 

Rakipi: Neni 103 thotë se posti i Ministrit është i papajtueshëm me asnjë post tjetër. Çdo bëni me Ramën?
Meta:Këtu jemi me rastin që Kryeministri ka kërkuar të jetë edhe Ministër I jashtëm, nuk jemi në rastin kur një Ministër do të bëhet Kryeministër. Duhet të kemi parasysh një gjë që Kushtetuta nuk detajon çdo gjë, pastaj kemi Gjykatë Kushtetuese, kemi Kuvend.
Rakipi: Ju mund të shkelni Kushtetutën këtu, ja Rama të sjell 5 poste për ministra, ju çdo bëni?
Meta: Kushtetuta nuk e thotë në një mënyrë të qartë. Por ne po shikojmë parimet e Kushtetutës tonë, shikojmë precedentët tanë, precedentët e vendeve të tjera. Ju do të jeni të qartë se në momentin e vendimit do ta mbështesim edhe në nenet e Kushtetutës. Unë nuk thashë as që do e dekretoj, as nuk do e dekretoj. Ndoshta nesër do marr një vendim,. Ne nuk e vendosim dot këtu.

Login to post comments