Autoriteti Rrugor shqiptar njofton se hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.
Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.
“Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.
I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimin.
Gjithashtu falenderojmë kompaninë dhe ekipin e saj për punën e tyre të pandalur, rezultati i të cilës bëri që punimet të mbaronin para afatit të përcaktuar”, njofton ARRSH.