Është grabitur gjatë natës një llotari kombëtare në qytetin e Elbasanit. Pika ndodhej në Bulevardin kryesor të qytetit, po kjo nuk i ka frikësuar autorët.
Grabitësit kanë mundur të shqyejne qepenat dhe nga aty kanë çarë xhamat dhe kanë hyrë brenda.
Ende nuk dihet shuma e grabitur nga llotaria kombëtare. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka bisur hetimet për këtë çështje, po ende nuk ka ndonjë të dyshuar.