Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë shpallin të hënën ditë greve: Të abrogohet ligji i arsimit të lartë

Premte, 18 Janar 2019 16:37

Asambleja e personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë vendosi të shpallë ditën e hënë, 21 janar, një ditë greve.

Përmes një letre Asambleja njofton se diskutoi mbi gjendjen e krijuar në universitetet publike të vendit dhe rikonfirmoi përkrahjen për kërkesat e studentëve, duke dënuar çdo formë presioni ndaj tyre.

Asambleja e personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, kërkon ndër të tjerash, abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, sipas saj, si shkaktari kryesor i gjendjes aktuale të krijuar në institucionet e Arsimit të lartë.

Kërkon ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që synon intimidimin e fjalës së lirë si dhe sanksionimin me ligj të statusit të pedagogut.

Login to post comments