Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, ja kur do të hapet

Premte, 18 Janar 2019 22:42

Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të hapet për adhurim në fund të këtij viti, njoftoi TDV.

Në një deklaratë të TDV-së thuhet se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

Siç thuhet në deklaratë, xhamia, e cila ka qenë ëndërr 100-vjeçare e muslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të vitit.

10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Xhamia e Namazgjasë tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Fondacioni Diyanet theksoi se xhamia synon të plotësojë në masë të madhe nevojat e muslimanëve për faltore, duke shtuar se ajo është projektuar si në strukturë e cila ndërthur traditën me teknologjinë dhe teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit me arkitekturën osmane klasike e cila është e pranishme në Ballkan.

Modifikuar më Premte, 18 Janar 2019 22:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...