Serviret draft-mashtrimi i Ramës për studentët

Saturday, 19 Janar 2019 12:14

Pakti për Universitetin i trumbetuar sot nga Edi Rama si një produkt që i jep fund protestës së vendosur të studentëve është një mashtrim i madh. Përveç kornizës dhe ngjyrave të bukura në një libër që shfletohet online, “Pakti” që Rama ofroi sot është asgjëja, propaganda, premtimet “do të”.


5% i buxhetit për Arsimin është gënjeshtër që vazhdon nga Rama. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, kjo pikë duhet të ishte e përfshirë në buxhetin e miratuar në dhjetor nga qeveria Rama.


Gjithashtu përgjysmimi apo zerimi i tarifave. Rama thotë se do ti realizojë, por ai nuk shpjegon se më çfarë parash do të plotësojë gropën që do të krijohet në universitete nga mungesa e pagesave të tarifave. Nëse ai do ta kishte seriozisht këtë kërkesë, atëherë nuk duhet të ishte nxituar për të kaluar me arrogancë buxhetin e shtetit në muajin dhjetor.
Rama le të shkruajë VKM sa të dojë, nuk ka propozuar se si do të mbulojë këto shkurtime tarifash, sepse nuk ka asnjë fjali për të shpjeguar se ku është 5% GDP për arsimin.

Për të plotësuar kërkesën e studentëve, për përgjysmim apo për zerim të tarifave, kërkohen 16 milion euro. Në asnjë pikë të buxhetit që Rama kaloi me forcën e kartonit nuk parashikohet kjo.
Përsa i përket përrallave për ndërtimin e Bibliotekave digjitale, me mjetet më të avancuara të teknologjisë. Mund të ishte mjaft e mirë kjo ide për ndonjë film fantashkencë, pasi për Shqipërinë që sot vuan ende nga mungesa e energjisë elektrike, e aq më keq nga ambientet me mungesë interneti në Universitete, realizimi i Bibliotekave digjitale do të ishte si premtimet për 300 mijë vende pune, apo shëndetësinë falas.


50% e vendimmarrjes së studentëve në borde s’do të ketë asnjë vlerë, për sa kohë njerëzit e zgjedhur nga qeveria janë po të njëjtët.
Rama ka firmosur një urdhër për ngritjen e grupit ndërinstucional të punës dhe hartimin e modelit të statutit për institucionet publike të arsimit të lartë, por referuar nenit 33 të ligjit nëse Rama firmos këtë urdhër, është haptazi një shkelje e autonomisë. Njëkohësisht është imponim i qeverisë për të rregulluar jetën e universiteteve.


Çdo pikë e këtij drafti është me “do të” që nga çështja e bordeve, tek bibliotekat, te karta e studentit si dhe rritja e peshës së votës së studentëve.
Asnjë gjë dhe premtim nuk është konkret . Studentët nuk kërkojnë “do të” në 5 vitet e ardhshme, nuk është abroguar ligji për arsimin e Lartë. Që këtu çdo premtim tjetër është një gënjeshtër pa hequr ligjin. Kjo është kockë për disa dekanë të korruptuar dhe jo studentët.

Studentët e fillojnë dhe e mbarojnë diskutimin me abrogimin e ligjit për arsimin e Lartë.
Rama bën çdo lëshim vetëm e vetëm për të mos abroguar ligjin. Dhe këtë gjë e bën po me njerëzit që ka zgjedhur vetë Rama. Jo më kot, për herë të parë në zgjedhjet për universitetet ishte aq e fortë ndërhyrja e qeverisë në bashkëpunim edhe me segmente të krimit të organizuar.


Karta e studentit është një muzikë e vjetërsuar që studentët kanë kohë që e dëgjojnë. / Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 19 Janar 2019 12:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...