Temperatura aktuale në qarkun e Korçës është 2 gradë C, njoftoi Prefektura në orën 9:40. Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Në pjesë të veçanta të rrugëve nga firmat kontraktore ka vazhduar kriposja.
Në segmentet rrugore rurale deri në qëndrat e njësive administrative të zonave malore, qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.
Energjia elektrike është ndërprerë në disa fshatra të zonës së Mirasit si, Çetë, Qytezë, Sinicë dhe Arzë dhe në zonën e Liqenasit. Po punohet pëe riparimin e defekteve.
Nga D.M.R po vazhdon puna për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në fshatin Shulin.
Parashikimi i motit për sot
Gjatë ditës së sotme moti do të jetë i vranët në të gjithe territorin e qarkut, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.
Era do të fryjë në drejtim juglindje - jugperëndim, me shpejtësi 1-6 m/sec.
Temperatura minimale pritet të jetë 1 gradë C dhe ajo maksimale 7 gradë C.