Meta në përvjetorin e hapjes së Kolegjit Arbëresh të Shën Adrianit

Saturday, 19 Janar 2019 13:10

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot përvjetorin e hapjes së Kolegjit Arbëresh të Shën Adrianit.

Ky kolegj është ndjekur nga disa prej figurave qëndrore të dijes tonë që nga De Rada e deri të Gurakuqi.

Meta shkruan se Kolegji arbëresh i Shën Adrianit që u kthye në një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe atdhetare të arbëreshëve të Italisë.

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit

"Si sot, në vitin 1734 u çel Kolegji arbëresh i Shën Adrianit që u kthye në një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe atdhetare të arbëreshëve të Italisë.

Jeronim de Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani dhe një plejadë e vyer e shkrimtarëve e dijetarëve arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës kanë ndjekur këtë institut arsimor, që nga rëndësia, roli dhe kontributi i tij në fushën kulturore, atdhetare dhe kombëtare është unik.
Ruaj mbresa të shkëlqyera nga vizita historike në këtë Kolegj së bashku me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella në nëntor të vitit të kaluar."

Image

Login to post comments