Superhëna do të shfaqet në orët e para të mëngjesit të 21 janarit. Gjatë eklipsit total do do të jetë e kuqe dhe shumë më e madhe se zakonisht. Eklipsi i radhës do të ndodhë pas 10 vitesh.
Spektakli i parë astronomik i këtij viti pritet të ndodhë në orët e para të mëngjesit të 21 janarit ku do të ndodhë eklipsi i plotë i hënës. Për të riparë një fenomen të tillë duhet pritur dhjetë vite të tjera.
Fenomeni është i dukshëm kur dielli, toka dhe hëna rreshtohen duke fshehur dritën e diellit për hënën, duke projektuar në të një hije në formë koni. Kur hëna do të gjendet plotësisht në brendësi të konit – hije, do të nisë dhe faza e eklipsit total.
Përveç se e kuqe hëna do të jetë dhe më e madhe se zakonisht.