Rikthehet dëbora në Korçë, deri në 15 cm në Dardhë

Diel, 20 Janar 2019 18:36

Reshjet e borës janë rikthyer në një pjesë të Qarkut të Korçës.

15 cm borë janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës mëngjesin e së dielës.

Pavarësisht borës, situata në akset nacionale vazhdon të jetë normale, ndërkohë që dhjetëra turistë i janë drejtuar Dardhës për të shijuar fundjavën.

“Jemi nga Spanja dhe jetojmë në Tiranë. Vendosëm të vijmë në Dardhë për ta njohur. Vend i vogël, por shumë i këndshëm”, thotë një turiste.

Modifikuar më Diel, 20 Janar 2019 18:48
Login to post comments