Çdo vit në punë pas moshës 55-vjeç, jeta shkurtohet për 730 ditë

Diel, 20 Janar 2019 19:04

Paramendoni se ju punoni sa më gjatë të jetë e mundshme për limitin ligjor, kur duhet të dilni në pension, për të siguruar financat të mjaftueshme pas kësaj periudhe.

Një studim i ri i kryer nga fondet e pensioneve më të mëdha tregon se personat e moshës mbi 65-vjeç shpesh vdesin brenda dy viteve të ardhshme.

Disa mjekë dhanë dëshmi të korrelacionit midis moshës së pensionimit dhe jetëgjatësisë, transmeton KosovaPress.

Studimi bazohet në numrin e kontrolleve të dërguara për pensionistët e Boeing.

Përvoja e tyre është e tillë që punonjësit që shkojnë në pension në moshën 65-vjeç dhe do të marrin pension 18 muaj të tjerë, mesatarisht, para vdekjes së tyre. Lockheed Martin erdhi në një përfundim të ngjashëm, ku, mesatarisht, pensionistët e kësaj kompanie morën pensione për vetëm 17 muaj.

Ngjashëm janë statistikat e Ford dhe Bell Labs. Shumica e punonjësve në korporatat e mëdha dalin në pension në moshën 57-vjeç, kështu që personat mbi 65-vjeë janë pakicë, por kjo ende është një statistikë tronditëse.

Besohet se ata të cilët më vonë dalin në pension (rreth 65) janë të ekspozuar shumë ndaj stresit, gjë e cila ndikon në zhvillimin e një game të tërë të problemeve shëndetësore. Për këtë arsye ata vdesin brenda dy viteve të daljes në pension.

Është gjithashtu një statistikë tronditëse që ata që kanë dalë në pension më herët, në moshën 55-vjeç, jetojnë më shumë se 25 vjet. Ata kanë më pak stres, planifikojnë jetët e tyre dhe mund të kthehen për të punuar në paqe.

Shkurtimisht, nëse i shtoni 10 vjet “më të rënda” pas moshës 55-vjeçare, ju mund të përshëndeteni me 20 vjet të daljes në pension. Ose, çdo vit të punës pas moshës 55-vjeç ju “hani” dy vjet të moshës.

Login to post comments